28 Mars 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 91 aktakuza kundër 100 personave

Prishtinë, 2 gusht – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqind (100) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohëshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave si dhe, ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)