18 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 58 aktakuza kundër 65 personave

Prishtinë, 13 shtator – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi si dhe, është janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë  (15) personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar për  kryerje të veprës  penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi, si dhe ka janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12)  personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë , gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar dy (2) persona, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)