20 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 30 aktakuza kundër 33 personave

Prishtinë, 13 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të gjashtë penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar, si dhe ka bërë një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)