19 Prill 2024

FSK po fuqizon kapacitetet operacionale taktike

Prishtinë 17 maj - Sot, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas

buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.

Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues. Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)