21 Tetor 2021

FSK fitoi medaljen e argjendtë në 'Cambrian Patrol 2021' në Britani

Londër, 11 tetor - Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, njësiti i FSK-së zuri vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin  prestigjioz ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky ushtrim tejet sfidues organizohet për çdo vit ne Uells të Mbretërisë së Bashkuar ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike nga shumë vende të tjera.

Falë bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, kjo është hera e katërt që pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë duke arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe atasheu ynë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Beton Retkoceri dhe këshilltari i KOMFSK-së, nënkoloneli britanik, Martin Browning.

Gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol” njëherazi është ushtrim i fokusuar në mision dhe i bazuar në skenar.

Edhe pse nuk është garë, performanca e njësisë vlerësohet gjatë gjithë kohës dhe më të mirët shpërblehen me medalje.

Ky ushtrim këtë herë ka përfshirë kalimin e distancës rreth 60 kilometra ku secili pjesëtar bartë 35 kilogram peshë dhe gjatë tërë kohës vlerësohen në shkathtësitë e luftimit të afërt, ndihmën e parë, identifikimin e armëve, automjeteve, minave, materieve të rrezikshme etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)