29 Mars 2024

Franca dhe Gjermania përkujtojnë armëpushimin e Luftës së Parë Botërore

Prishtinë, 11 nëntor - Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot në Prishtinë.

Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City.

Sikurse vitin e kaluar, ceremonia do të jetë një mundësi për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, e cila përbën një simbolikë të fuqishme për pajtimin në Ballkan, si dhe të përçojë dëshminë  për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)