28 Mars 2024

EULEX-i dhuron pajisje teknologjike për sistemin prokurorial

Prishtinë, 24 nëntor - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, sot ka dhuruar një donacion me pajisje teknologjike për sistemin prokurorial të Kosovës.

Donacioni përbëhet nga një numër i kompjuterëve, monitorëve, telefonave dhe pajisjeve tjera, të cilat do të shërbejnë për nevojat e punës së stafit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Pranimdorëzimi i këtij donacioni është bërë nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander.

Me këtë rast, Kryesuesi Maloku, duke vlerësuar bashkëpunimin e sistemit prokurorial me EULEX-in, ka thënë se e vlerësojnë dhe e falënderojmë këtë mision për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial.

Në anën tjetër,  Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander, ndër të tjera tha se ky donacion është rrjedhë e bashkëpunimit të mirë të EULEX-it me institucionet e sistemit prokurorial të Kosovës.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)