29 Mars 2024

EUEX: Në pranverë arrestime për korrupsion

Prishtinë - “EULEX-i nuk është duke u marrë vetëm me gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, por brenda pak muajve do të shihni rezultate për korrupsion”, citohet të ketë thënë kryeprokurori nga misioni i EULEX-it, më 3 nëntor 2009.

Mirëpo, përpjekja për kapjen e “peshqve të mëdhenj” të zhytur në korrupsion, duket se do të zgjasë edhe më tutje. Zyrtarë të EULEX-it, përveç se kanë kërkuar durim, po ashtu kanë sqaruar se kryeprokurori Jacobs e ka pasur fjalën për fillimin e pranverës, e jo brenda 2 apo tre muajve.

“Prokurori i EULEX-it ka thënë që ne jemi duke kryer disa hetime interesante dhe që ai shpresonte që do të ketë rezultate konkrete në pranverë”, ka deklaruar zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes.

Edhe menaxherja e programit antikorrupsion dhe transparencë në kuadër të Institutit Demokratik të Kosovës, Merita Mustafa, e cila kishte qenë organizatore e konferencës ku kishte folur Jacobs, më 3 nëntor, thotë se nuk pajtohet me FOL-in. Sipas saj, Jacobs kishte thënë që duhet të pritet derisa “të dalin gjethet”, por megjithatë kritikon EULEX-in për mungesë rezultatesh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)