26 Prill 2024

Eksperienca japoneze e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

Prishtinë, 4 qershor - Në vazhdën e vizitave të përfaqësueseve diplomatik në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori. Me këtë rast, z. Mitsunori përveç urimeve për detyrën, e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes  dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes.

Ministri Mehaj, duke falënderuar z. Mitsunori për vizitën e tij, theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit. Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër. Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)