24 Prill 2024

Dy zyrtar të komunës së Prizrenit akuzohen për keqpërdorim të pozitës

Prizren, 16 qershor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri, A.K., si udhëheqës i Sektorit Ligjor të Komunës së Prizrenit dhe i pandehuri, Sh.K., si përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit, që të dy si persona zyrtar, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalojnë kompetencat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri,  Sh.K., në cilësi të përfaqësuesit ligjor të Komunës së Prizrenit, në procedurën jashtëkontestimore tw zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prizren, pajtohet me propozimin e propozuesit, V.J., për rregullimin e megjeve, kundër kundërpropozuesit - Komuna e Prizrenit, ku një pjesë e ngastrës kadastrale pronë e Komunës se Prizrenit, këmbehet me një pjese të ngastrës kadastrale, pronë e propozuesit V.J., e gjithë kjo në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, me Nr.04/L-144 dhe atë me nenin 11. Në rastin konkret të akuzuarit po ashtu, nuk parashtrojnë mjetin e rregullt juridik – ankesën, ku si rezultat i kësaj propozuesi, V.J., pajiset me leje ndwrtimore, me ç’rast i mundësohet ndërtimi i objektit – aneksit, të quajtur “Aneksi i Ri Euro Center”.

Me këtë rast të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)