25 Prill 2024

Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Britanisë

Prishtinë, 9 prill - Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”   të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve.

Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu.

Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë  ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ambasada e Britanisë së Madhe, është shprehur e emocionuar për suksesin e nëntoger Bunjaku.

“Ajo triumfoi përballë një konkurrence shumë të fortë për të fituar çmimin, e cila reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të jashtëzakonshme, Iliriana!”, shkruan në urimin e Ambasadës britanike.

Çmimi do të dorëzohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjenerali Sir Nicholas Carter.

“Ky është një moment jashtëzakonisht krenar për ne dhe demonstron profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së”, vijon ambasada.

Deri më sot Mbretëria e Bashkua ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.

Ceremonia mund të ndiqet live në linkun: https://www.facebook.com/RoyalMilitaryAcademySandhurst

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)