18 Tetor 2021

Dogana parandalon 17 raste të mashtrimeve me fatura

Prishtinë, 26 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësit e doganës parandalojnë 17 tentim mashtrime përmes fatura te manipuluara.

Sektorët e specializuar të Doganës së Kosovës, në saje të një operacioni të organizuar për të luftuar mashtrimet doganore dhe kontrabandën, vetëm gjatë datës 26 Gusht, kanë arritur të zbulojnë 17 raste të mashtrimit, kryesisht në importin e veturave.

Mashtrimet e dyshuara sipas doganës janë bërë me qëllim që të zbatohen vlera më të ulëta të pagesës së detyrimeve.

"Vlen të ceket se si rrjedhojë e këtij plani janë shqiptuar 10 kundërvajtje doganore dhe janë iniciuar për hetim penal 2 raste, që kanë pasur shmangie më larta. Rastet tjera janë duke u administruar derisa të përfundohen procedurat e nevojshme të verifikimit", thekson dogana.

Dogana e Kosovës është në dijeni për tentim mashtrimet në këtë fushë dhe kërkon nga subjektet tregtare dhe qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të përmbahen nga mashtrimet në cilëndo formë të mundshme.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë