29 Mars 2024

Dogana kap mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar

Prishtinë, 8 maj - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësit e doganës kanë kontrolluar dhe gjetur sasi  të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.

Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë.

Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve.

Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi  50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)