29 Mars 2024

Dogana kap 100 fishek në aeroport

Prishtinë, 14 dhjetor - Oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Dogana njofton se përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor.

Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.

Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

Malli i ndaluar: Municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)