28 Mars 2024

Dënohet ish agjenti gjerman në Kosovë

Munih, 27 maj - Një gjykatë në Munih e ka dënuar dje me dy vjet e tre muaj burg, ish agjentin e Shërbimit federal të zbulimit (BND), Robert K., i cili ishte i angazhuar në Kosovë dhe në Maqedoni.

Me dënim me burg në kohëzgjatje prej 14 mujash me kusht, është dënuar edhe ish përkthyesi, e më vonë dashnori i tij, Murat A., nga Maqedonia.

Ish agjenti gjerman është dënuar për zbulim të sekretit shtetëror dhe zyrtar.

Për tri vite, deri në mars të vitit 2008, ish agjenti Robert K., kishte punuar në zyrën e BND-së në Prishtinë dhe në Ambasadën gjermane në Shkup. Gjatë gjithë kohës, përkthyes i tij kishte qenë, Murat A.

Për lidhjen e tyre, Shërbimin e zbulimit federal të Gjermanisë, e kishte informuar gruaja e ish agjentit.

Avokatët e të dënuarve kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre, duke thë në se i vetmi gabim i tyre ishte që për lidhjen e tyre homoseksuale nuk e kishin lajmëruar BND-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)