25 Prill 2024

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit E. F.

Gjilan, 19 nëntor – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. F. 

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel. 

Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarr.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)