26 Prill 2024

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale kanosja

Prizren, 3 shkurt – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 31.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 28.02.2022, ndaj të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par. 2 lodhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Me datën 31 janar 2022, në Gjykatën Themelore Prizren, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në sallën e kësaj Gjykate, i pandehuri I.B., seriozisht e kanos personin tjetër me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit djalin e vëllait - këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që derisa i pandehuri dhe i dëmtuari kanë qenë në seancën gjyqësore në prezencë të gjyqtarit gjykues, prokurorit të shtetit dhe palëve tjerë  lidhur me një rast tjetër penal, gjatë mbajtjes së seancës, i pandehuri I.B., i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “do të djegi të tërin dhe unë do të përfundoj këtë punë”, si dhe fjalët “do të varrosi të gjallë”, me të cilat fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale. 

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke pasur parasysh sjelljen kundërligjore të të pandehurit, ashtu që duke mos përfillur prezencën e gjyqtarit, prokurorit dhe pjesëmarrësve të tjerë në seancë, e ka kanosur të dëmtuarin para gjithë tyre, kjo tregon rrezikun të përsëritjes së veprës së njëjtë penale apo të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale e që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha. 

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)