26 Prill 2024

Caktohet masa e paraburgimit për shkak të veprës penale: Ngacmimi

Prizren, 10 shkurt – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 08.03.2022, ndaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale Ngacmimi nga neni 182 par. 1 lidhur me par. 4 të Kodit Penal të Republikës ës Kosovës. 

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Nga data 06 shkurt deri më 07 shkurt, . në Prizren, i pandehuri E.S., vë personin tjetër - përkatësisht të dëmtuarën, nën vëzhgim në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, në atë mënyrë që për shkak se e dëmtuara me të pandehurin ka shkëputur lidhjen e tyre duke kërkuar nga ai që të mos e pengoj në të ardhmen, i pandehuri vazhdon të komunikoj me të njëjtën në mënyrë të drejtpërdrejt si dhe përmes telefonit duke i dërguar mesazhe elektronike, mban nën vëzhgim duke qëndruar para banesës së saj dhe pasi e dëmtuara e paraqet rastin në polici i pandehuri shkon përsëri para banesës së të dëmtuarës duke i thënë “nuk guxon me dal prej banesës, shko hiqe deklaratën që e ki dhënë në polici, ............”, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim të madh, frikë dhe pasiguri për jetën e saj dhe të vajzës së saj me të cilën jeton.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi që i njëjti në vazhdimësi e ka shqetësuar dhe frikësuar të dëmtuarën, duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurit për të kryer veprën penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurit është masë e arsyeshme dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës. 

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)