26 Prill 2024

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve për dhunë në familje

Prizren, 16 nëntor – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 13.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 13.12.2021, ndaj të pandehurve.

XH.N., (1) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  dhuna në familje nga neni 248 par. 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe 

Xh.N., (2), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  dhuna në familje nga neni 248 par. 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

- I pandehuri Xh.N. (1), me datë 13 nëntor, në shtëpinë e përbashkët familjare , i pandehuri brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarve anëtarëve të familjes së tij përkatësisht prindërve të tij nënës dhe babait - pandehurit Xh.N. (2), me të cilët jeton në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike për shkak të problemeve familjare, acarohet fillimisht me nënën e tij, dhe në atë moment e kap nënën e tij për fyti dhe e godet tri herë me shuplaka në fytyrë, të cilës i është nevojitur tretman mjekësor,  më pas pasi babi i tij vjen në shtëpi me veturën, i pandehuri Xh.N. (1)  fillon ta godet veturën e babait me shqelma me ç ’rast e thyen edhe dritaren e veturës, me këto veprime anëtareve të familjes së tij iu shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.

I pandehuri Xh.N. (2)., me datë 13 nëntor, brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së djalit, me të cilën jetojnë në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike pasi i pandehuri Xh.N., (2)., kthehet në shtëpi dhe e gjen situatën të tensionuar pas krijimit të rrethanave të cikura si më lartë, në ato momente e kap për flokë të dëmtuarën duke e hedhur në tokë, e cila më pas arrin të ik dhe njofton dhe kërkon ndihmën e policisë, me këto veprime të dëmtuarës i shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e saj.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se  hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar, në vazhdim do të merren në pyetje të pandehurit, dëshmitarët e rastit, ndërsa në rrjedhën e mëtejmë të hetimeve do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale  të të pandehurve të njëjtit janë përsëritës të veprave penale të ndryshme, si dhe raportet e acaruara të të pandehurve të cilët janë babë e bir, dhe sjelljet agresive në vazhdimësi nga ana e tyre ndërmjet vete dhe në drejtim të të dëmtuarve pasi që të gjithë janë anëtar të familjes dhe jetojnë së bashku, e arsyetojnë masën e paraburgimit pasi që ekziston rreziku se me bazën qëndrimin në liri, të pandehurit mund të përsërisin veprën penale të natyrës së njëjtë, apo të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)