25 Prill 2024

Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe KFOR-it do të intensifikohet

Mitrovicë, 22 prill - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim komandantin e ri të Karabinierëve, kolonel Stefano Fedele, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Mitrovicë dhe gjendjen e sigurisë në komunë.

Kryetari Bahtiri pasi vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës me pjesëtarët e KFOR-it, e njoftoi komandantin Fedele mbi gjendjen aktuale politike e të sigurisë në komunë, për të cilën tha se është e qetë dhe pa probleme.

“Në komunën e Mitrovicës janë bërë hapa të mëdhenj në stabilizimin e plotë të gjendjes së përgjithshme. Për këtë gjë u jam mirënjohës KFOR-it, Policisë së Kosovës, Karabinierëve, dhe të gjithë atyre që kontribuan në ruajtjen e paqes për qytetin tone si dhe përkushtimi i vet qytetarëve, të të gjitha përkatësive etnike, për të pas një situatë të qetë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Komandanti i ri i KFOR-it Italian, kolonel Fidele, u shpreh të të jetë i kënaqur me të arriturat e qytetit dhe punën e kryetarit Bahtiri, duke shtuar se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm ndërmjet Komunës dhe KFOR-it Italian vetëm sa do të intensifikohet dhe të pasurohet më shumë, me qëllimin e vetëm të realizimit të kërkesave të qytetarëve për të jetuar të sigurtë e në paqe

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)