19 Prill 2024

Avancohet bashkëpunimi mes FSK-së dhe KFOR-it

Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, pritëm në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.

Me këtë rast, ministri Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajarit mirënjohjen për kontributin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe më gjerë.

Nga ana e tij, Gjeneral Kajári uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit të FSK-së duke u shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me të dhe të gjitha aktivitetet e përbashkëta KFOR- FSK.

Gjeneral Jashari, me këtë rast, falënderoi Gjeneral Kajárin për urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm në stërvitje, por edhe operacione të përbashkëta në funksion të qytetarëve të vendit, si dhe sigurisë dhe stabilitetit vendor dhe rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)