25 Prill 2024

Arrestohet zyrtari i gjendjes civile për keqpërdorimi të pozitës zyrtare

Ferizaj, 18 gusht - Sot, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale  për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore Ferizaj, ka arrestuar të dyshuarin B.Xh., viti i lindjes 1967, mashkull kosovar.  

I dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar me inicialet pa qen i njëjti i regjistruar në librin amzë.

Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.

I dyshuari me veprimin e tij, dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.  

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)