16 Prill 2024

Arrestohet një zyrtar policor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Prishtinë,10 prill - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar sot në orët e pasdites një informacion nga Policia e Kosovës sipas të cilit informacion një qytetar pretendonte për  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Qytetari paraprakisht ishte shoqëruar nga policia në stacionin policor me dyshimin për shkak të mos respektimit të masave anti – covid.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent  i cili ka qenë në vend të ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Edhe qytetarit të shoqëruar në stacionin e policisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokuroria.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)