26 Prill 2024

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë"

Pejë, 4 shkurt - Më datë 3 shkurt 2022 rreth orës 19:50, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Orroberd - Istog.

Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se një (1) person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima është dërguar fillimisht në QKMF Istog, dhe nga aty me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. 

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thika) e cila dyshohet se është përdorur në rast

Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e  personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)