31 Korrik 2021

Arrestohen katër persona për falsifikimin e parasë

Prishtinë, 22 korrik - Policia e Kosovës ka noftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K (1988),  S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000), nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  Këta  të dyshuar që në janar 2021,  në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit në të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara.

Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme.

Gjatë kontrollit është  gjetur  edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14  (katërmbëdhjetë) fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit  S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.

Nga të dyshuarit  janë sekuestruar si povë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.

Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)