21 Tetor 2021

Arrestohen dy persona për fajde dhe shpëlarje të parave

Prishtinë, 11 tetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy (2) persona me inicialet R.J dhe H.D.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer  veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,  dhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.

Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajde’’ nga neni nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, ju njoftojmë se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tremijenjëqindetridhjetë (3,130) euro, dy (2) telefona, si dhe dyzet (40) dollarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)