25 Prill 2024

Arrestohen 6 persona për vjedhje të sendeve të vlefshme në një shtëpi

Pejë, 18 maj - Stacioni Policor  në Deçan ka njoftur se është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Isniq-Deçan, në këtë shtëpi nuk ka qenë duke jetuar askush dhe nga aty kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një (1) kamerë sigurie.

Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj fillimisht tre (3) persona të dyshuar, të cilët ishin duke qarkulluar me një veturë pa targa, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur (maska te improvizuara dhe kaçavida).

Në koordinim të plotë me Prokurorinë e shtetit dhe me Gjykatën kompetente është bërë bastisja e katër (4) lokacioneve të ndryshme dhe janë arrestuar edhe tre (3) persona të dyshuar te dyshuar për vjedhë të rëndë: V.K. i lindur me 2000, A.S.i lindur me 2001, D.S. i lindur me 2000, I.M. i lindur me 2000, J.A. i lindur me 1997 dhe A.H. i lindur me 2000.
    
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve 1,2,3,4, iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit 5 dhe 6 janë liruar në procedurë te rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)