19 Prill 2024

Arrestohen 2 persona për vjedhje

Pejë, 17 maj - Stacioni Policor në Deçan ka njoftuar se pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”: F.I. i lindur me  1992 dhe L.L. i lindur me 1999.

Të dyshuarit nga data 08 maj e deri me datë 10 maj dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit.

Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan.

 Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)