25 Maj 2022

Arrestim për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’

Prishtinë, 14 Janar  - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Ferizaj, sot më datë 14.01.2022 pas veprimeve të ndërmarra në grumbullimin e provave, ka intervistuar një të dyshuar në lidhje me dyshimet për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Personi i dyshuar, punonjës i Spitalit Rajonal në Ferizaj, dyshohet se  kishte furnizuar me derivate automjetin e tij privat, në kompaninë e derivateve e cila ishte kontraktuar për Spitalin Rajonal në Ferizaj, ndërsa faturat i kishte dorëzuar në sektorin e financave të Spitalit Rajonal Ferizaj për pagesë. Bazuar në këto të gjetura i njëjti dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e Spitalit Rajonal-Ferizaj, duke e keqpërdor detyrën dhe autoritetin e tij zyrtare.

I dyshuari është intervistuar në  prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me  aktvendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 maj 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)


- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.  (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me organizatat e Shoqërisë Civile, me temën, “Bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë aktivitetet që do të mbahen për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në varrezat e dëshmorëve: Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec, ora 10:30)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Gorozhup. (Gorozhup, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorit të kombit Bekim Sylka në Hamoc. (Hamoc, ora 11:00)

- Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)  

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Operacionit Shigjeta. (Majen e Pashtrikut, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e nderimit me çmimin “Honor Degree - Excellence Leadership Award” të dy personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema dhe  Christopher Hyland. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja finale Drita- Llapi. (Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:00)