19 Prill 2024

Aktakuzë për veprën penale falsifikimi i parasë në tentativë

Prizren, 3 shkurt - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale "Falsifikimi i parasë në tentativë" nga neni 296 paragrafi 5-1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., në periudhën kohore prej tetorit të vitit 2019 deri më 20.01.2020 në shtëpinë e tij dhe në garazhë në fshatin Hoqë e Qytetit – Komuna e Prizrenit, tenton të prodhojë para të falsifikuara të valutës  50 (pesëdhjetë) USD - dollarë amerikanë me qëllim që t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që përgatitë pajisjet si: fotokopje, printer, skaner, një makinë për ngjyrosjen dhe shtypjen e parave si dhe letrën A4 të cilësisë së lartë për printim, ku përmbajtja e këtij materiali të letrës e ka figurën dhe formën që gjendet në kartëmonedhën 50 dollarëshe, vijat identifikuese si dhe shiritin e sigurisë e ka të njejtë, të një kualiteti të mirë për falsifikim. Në këtë mënyrë, i pandehuri i ka përgatitur që në një letër të formatit A4 të printohen 4x50 dollarë, ndërsa nëse merret numri i letrave që është 500 copë në një paketë, ajo arrinë shumën rreth 100.000 dollarë në një paketë, dhe nëse merret numri prej 7 paketave të letrës të cilët janë konfiskuar dhe ishin përgatitur për printim kishin arritur shumën prej 700.000 dollarë kartëmonedha të falsifikuara.

Me këto veprime, i pandehuri L.B., ka përmbushur elementet e veprës penale "Falsifikimi i parasë në tentativë" sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)