23 Prill 2024

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist në vazhdim

Prishtinë, 3 dhjetor – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit  N.L.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me paramendim, me dashje si dhe me përgatitje paraprake me qëllim iu ka bashkëngjitur organizatës terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri. Ndërkaq, pasi që ka përfunduar ushtrimet taktike dhe luftarake, i pajisur me armë ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, më pastaj më datë 28.04.2013, përmes Aeroportit të Stambollit është kthyer në Kosovë.

Gjithashtu, i pandehuri N.L., me bashkëshorten e tij F.L., dhe dy vajzat, si dhe me nusen e djalit E.K., kanë vazhduar rrugën për në qytetin Gazientep ku është pritur nga pjesëtarët e ISIS-it duke kaluar kufirin rrugëve ilegale kanë depërtuar në Siri, fillimisht në qytetin Bablimon e më pastaj në qytetin Gjerablus, ku edhe janë shoqëruar nga i biri i tij B.L., dhe një person tjetër, e që nga i njëjti është pajisur me pushkë automatike dhe municion duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë,  më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më datë 17.07.2021 dhe është riatdhesuar në Kosovë.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)