19 Prill 2024

6 kandidatë aplikojnë për Kryeprokurorë të Shtetit

Prishtinë, 4 shkurt - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton se sot ka përfunduar afati 15 ditorë për aplikim të prokurorëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afat ky, i përcaktuar me Konkursin e shpallur më 17 janar 2022.

Të drejtën për aplikim e kanë shfrytëzuar 6 prokurorë, të cilët kanë dorëzuar aplikacionet brenda afatit të përcaktuar me konkursin e lartcekur.

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:


1.      Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

(Renditja e prokurorëve kandidatë është bërë me renditje alfabetike)

Sa i përket numrit të saktë të prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit duhet pritur aplikacionet e tjera eventuale, të cilat mund të pranohen përmes Postës.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që përcjellin aktivitetet e sistemit prokurorial për të monitoruar procesin, ndërsa për të martën, më 8 shkurt 2022, i ka ftuar për të monitoruar hapjen e të gjitha aplikacioneve të prokurorëve që kanë aplikuar për këtë pozitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)