28 Mars 2024

23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së

Prishtinë, 12 nëntor - 23 zyrtarë të IPK-së u certifikuan sot në Prishtinë pas përfundimit të trajnimit për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive”.

 Ky trajnim u organizua nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI – Federal Bureau of Investigation).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë edhe Atasheu i Programit të ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane për Kosovë - Kimberly Riffe dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj.

Ky trajnim konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan po kontribuon në vazhdimësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)