31 Korrik 2021

Veterinerët dhurojnë gjak

Prishtinë, 16 qershor - Motos së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut “Duke dhuruar Gjak, Ju Shpëtoni Jetë”, me rastin e ditës ndërkombëtare të dhuruesve vullnetar të gjakut, i është përgjigjur edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës.

Njëri nga dhuruesit, ishte edhe nënkryetari i OVK-së, Arsim Ademi, DMV.

Për të dhurimi i gjakut, është së paku shpëtimi i një jete.

“Dhurimi i gjakut është gjesti më human që mund të bëjmë, prandaj një aksion i tillë nga OVK, është për t’u vlerësuar lartë dhe se dhurata ma e mirë që mund t’i bëjmë ndokujt është t’i shpëtosh jetën”, tha Ademi.

Pjesëmarrësit e këtij aksioni, u zotuan se ky aksion do të jetë i përvitshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)