28 Nëntor 2021

Vaksinimi i domosdoshëm në kohë të kulmit të pandemisë

Prishtinë, 8 shtator - Në këto kohë kur në Kosovë, por edhe gjithë botën është përhapur valë e re e infektimit me virusin Covid 19 po bëhet thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve.

KMDLNj vlerëson lartë organizimin dhe korrektësinë në Qendrat e Vaksinimit në gjithë vendin, duke përfshirë një rregull të paparë si në orientimin e qytetarëve në këto Qendra për procedurat por edhe shpejtësinë në procedimin e të gjithë procesit të vaksinimit.

Është për t’u vlerësuar që qytetarëve nuk u bije që të presin kohë të gjatë në këto qendra dhe por edhe që janë shtuar numri i kabinave ku po bëhet injektimi i vaksinave.

Gjithashtu, është angazhuar një numër i madh i stafit shëndetësorë por edhe i aktivistëve të Kryqit të Kuq të Kosovës për procedim të shpejtë të qytetarëve. E gjithë procesi por edhe siguria po garantohet nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

KMDLNj i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të shtohet numri i Qendrave të Vaksinimit në mënyrë që të shpërndahet fluksi në Qendrën e Vaksinimit në Sallën 1 Tetori, por edhe që të lehtësohet qasja e qytetarëve në qendra të tjera më të afërta për qytetarë.

Gjithashtu, KMDLNj bënë thirrje që në këtë kohë të pranohen edhe qytetarët të cilët mund të mos kenë bërë terminin online për vaksinim.

Duhet të kemi parasysh që ka një numër të caktuar të qytetarëve të Kosovës të cilët nuk kanë qasje në përdorimin e internetit apo pajisjeve të ngjashme, por edhe një pjesë të cilët kur mund ta kenë të caktuar terminin mund të mos e kenë mundësinë për të shkuar në Qendër të Vaksinimit për shkak të angzhimit në punë, e veçanërisht në sektorin privat.

Prandaj, KMDLNj kërkon që në këtë kohë të mos jetë kriter i domosdoshëm termini për vaksinim, por të vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët paraqiten në Qendrat e Vaksinimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)