31 Korrik 2021

UNDP mbështet MSH përmes projekteve

Prishtinë, 10 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, priti sot në takim znj. Osnat Lubrani, koordinatore e Agjencive të OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Në këtë takim, znj. Lubrani e ka uruar Ministrin Agani për detyrën e re si dhe ka shprehur inspirimin e saj për vizionin e Ministrit të Shëndetësisë që t’i qaset zgjidhjes së shumë problemeve në shëndetësi.

“Unë jam e inspiruar me lidershipin e ri, sepse Ministri Agani jo vetëm që ka identifikuar problemet, por e ka edhe vizionin e qartë se si t’i ofrojë zgjidhjet për këto çështje dhe në këtë aspekt do ta ketë bashkëpunimin tonë të plotë”, tha znj. Lubrani, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes përmes  projekteve të përbashkëta të WHO-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së me MSH-në.

Ministri Agani ka falënderuar agjencitë e OKB-së për mbështetjen e tyre produktive në sektorin e shëndetësisë dhe e ka njoftuar znj. Lubrani me procesin e reformave serioze, të cilin do ta zhvillojë në sistemin shëndetësore.

Ministri ka theksuar se ai ka identifikuar qartë prioritetet dhe sfidat afatshkurtra dhe ato afatgjata në shëndetësi dhe rezultatet e para do të shihen pas njëqind ditëshit të parë të punës së kësaj Qeverie, derisa ka theksuar se partneriteti në këto sfida është i rëndësisë së veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)