18 Qershor 2021

U promovua Udhëzuesi gjithëpërfshirës i kancerit cervikal

Prishtinë, 22 shtator - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) -Zyra në Prishtinë, ka promovuar sot në  Prishtinë Udhëzuesin e kësaj organizate për praktikën themelore: “Kontrolli gjithëpërfshirës i kancerit cervikal” , të përkthyer në gjuhën shqipe.

Promovimi është bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ndërsa krahas zyrtarëve të OBSH-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP, në promovim ka marrë pjesë edhe Doina Bologna, shefe e operacioneve të UNFPA-së në Kosovë.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, tha se udhëzuesi i OBSH-së paracakton procedurat e parandalimit dhe trajtimit të kancerit cervikal, njërës prej formave të kancerit që mund të parandalohet më së lehti, ndërsa promovimi i një udhëzuesi të tillë, theksoi ai, ishte nevojë e kohës duke pasuar parasysh situatën rreth sëmundjes së kancerit në botë dhe në Kosovë.

Skënder Syla, shef i OBSH-së për Kosovë tha se problemi i sëmundjes së kancerit mbetet një nga sfidat kryesore të shëndetit në botë, e në këtë aspekt edhe në Kosovë. Ai numëroi tre elementë kryesorë të cilët janë përfshirë në këtë udhëzues: Koordinimi i shërbimeve të kujdesit për kancerin cervikal, ndarja e përgjegjësive dhe fuqizimi i pacientëve dhe familjeve të tyre për hapa preventiv kundër kësaj sëmundje. “Uroj që udhëzuesi të bëhet pjesë e punës tavolinës së punës së secilit mjek”, u shpreh Syla.

Curr Gjocaj, drejtor i Departamentit të shërbimeve shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë tha se MSh është e vetëdijshme se sëmundja e kancerit, do të jetë sfidë edhe për vitet që vijnë, sidomos duke pasur parasysh jetën gjithnjë e më industriale. “Ministria do të punojë ngusht me partnerët qeveritarë dhe ata joqeveritarë, sektorin privat dhe organizatat profesionale, që në kuadër të politikave të veta, të krijojë infrastrukturën ligjore për hartimin e Programit Nacional për Kontrollin e Kancerit”, tha ai.

Doina Bologna (UNFPA), tha se agjencionet e OKB-së po i ndihmojnë institucionet në hartimin e udhëzuesve të këtillë për luftimin e sëmundjes së kancerit, ndërsa theksoi se inicimi dhe zhvillimi i programeve parandaluese për detektimin e hershëm të kancerit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës.

Kurse, Sami Uka (OBSH) ka zbërthyer para të pranishmëve qëllimet dhe objektivat  e këtij udhëzuesi, nxjerrja e të cilit është ndihmuar edhe nga Qeveria e Luksemburgut, duke theksuar se OBSH i thërret edhe ato vende që akoma nuk i kanë bërë programet efektive,  që t’i bëjnë ato sipas udhëzimeve që jepen në këtë udhëzues me qëllim që të zvogëlohet barra e rëndë e kësaj sëmundje dhe pasojat e saj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)