16 Prill 2024

Tolaj, në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll

Prishtinë, 28 mars - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj,  udhëton  sot për në Stamboll, ku do të marr pjesë në takimin regjional teknik për reduktimin e pabarazisë shëndetësore për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, me theks të veçantë në grupet vulnerabile.

Ky takim ndërkombëtar që organizohet nga agjencitë e OKB-së që veprojnë në fushën e shëndetësisë i UNFPA, WHO, UNICEF dhe partnerë të tjerë, do të përfshijë ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtarë nga Evropa dhe Azia, të specializuar në shëndetin publik, mbrojtjen sociale, popullatë, mbrojtjen nga HIV/AIDS-i, etj dhe në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademive dhe komunitetit ndërkombëtar.

Takimi ka për qëllim rishqyrtimin e informacioneve për pabarazinë në shëndetësi, të mbledhë përshtypjet e ekspertëve të ndryshëm dhe të jap rekomandime të bazuara në evidencë për zhvillimin e politikave koherente dhe programeve intervenuese me qëllim të arritjes së një  platforme të përbashkët që të adresojë çështjet e pabarazisë shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)