29 Mars 2024

Tolaj: me këtë buxhet vështirë të arrihen rezultate

Prishtinë, 27 janar - Sekretari Permanent i Ministrisë së  Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, ka takuar sot Ushtruesin e Detyrës të kreut ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Lulzim Emini dhe të gjithë drejtorët e klinikave të kësaj qendre.

Tolaj ka marrë pjesë në takimin e Kolegjiumit të QKUK-së, ku shefat e klinikave i ka njoftuar me rrjedhat në shëndetësi, duke kërkuar në të njëjtën kohë një angazhim ekstrem  më të madh nga të gjithë me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira, duke ditur buxhetin e varfër për shëndetësinë dhe kapacitetet ekzistuese.

Dr. Tolaj ka thënë se përpjekjet për rritje të buxhetit, përkundër insistimeve të shumta nuk duken shpresëdhënëse dhe me buxhetin për shëndetësi, të ngjashëm me atë që ishte më 2010, do të jetë vështirë të arrihen rezultate të mëdha dhe mbulim më i mirë i furnizimit me barna.

Në veçanti ai ka spikatur faktin se me buxhet për barna prej 18 milionë eurove, me mundësi shkurtimi, do të jetë tepër vështirë të sigurohet një mbulim më iI mirë me terapi i të sëmurëve, e sidomos duke ditur faktin se më pak se 2000 pacientë në Kosovë marri pjesën më të mirë të mjeteve me terapi, përfshirë këtu rreth 4 milionë që ndahen për citostatikë, 3. 5 milionë euro për pacientët në dializë, 1 milionë euro vaksinimi i rregullt, rreth 800.000 euro të sëmurët nga Skleroza Multiple, 250.000-300.000 të tjerët me Hepatit etj.

“Më pak se 2000 pacientë marrin 2/3 e buxhetit të barnave, ndërsa pjesa tjetër mbetet për të gjithë të sëmurët e tjerë” , theksoi Sekretari Tolaj.

Ai ka thënë se MSH pret që gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës do ta dërgoj në Kuvend dhe do të miratohet Ligji për Sigurime shëndetësore, por e ka bërë të qartë se edhe pas miratimit të ligjit, nuk do të ketë gjenerim të menjëhershëm të mjeteve dhe efektet e këtij ligji do të ndihen pas tre katër apo pesë vjetëve.

Sekretari Permanent ka kërkuar rritjen e përgjegjësisë në të gjitha nivelet, është diskutuar për gjetjen e mënyrave për rritjen e mbledhjes së të hyrave vetanake, zhvillimin e partneritetit publiko –privat, decentralizimin në QKUK, subspecializimet dhe aspekte të tjera si ato të furnizimit me barna, shërbimet e reja dhe rritjen e fuqisë vepruese të atyre ekzistuese, etj.

Ajo çka ka kërkuar Sekretari Tolaj nga menaxherët në QKUK është që ta kenë parasysh faktin se si MSH, ashtu edhe QKUK dhe spitalet rajonale janë pjesë të të njëjtës shtëpi.  “Në këtë sistem jemi një.  Prandaj si telashet ashtu edhe sukseset janë të përbashkëta”, tha Tolaj.

Drejtorët e klinikave kanë raportuar për punën që po bëhet në klinika, duke theksuar aspektet e mira të furnizimit , por edhe mungesat aty ku janë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)