24 Prill 2024

Tolaj kërkon që të shfrytëzohet buxheti në mënyrë racionale

Prishtinë, 26 tetor - Sekretari Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, priti sot në një takim drejtorët e institucioneve shëndetësore terciare në vend: Ali Sadriun, drejtor i Qendrës Klinike Universitare (QKUK), dr. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dr. Blerim Kamberi, drejtor i Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës dhe dr. Ismet Lecaj drejtor i Qendrës së Telemjekësisë së Kosovës.

Në këtë takim, Sekretari Tolaj ka kërkuar nga drejtuesit e këtyre institucioneve shëndetësore, që këto institucione të jenë sa më funksionale edhe në situatën e tanishme të institucioneve të vendit dhe të vazhdohet me ritëm të shtuar në përmbushjen e detyrave të punës, sidomos në këta muajt e fundit të vitit që kanë mbetur, me qëllim që të realizohen objektivat e parashtruara për këtë vit.

Ai ka kërkuar që të shfrytëzohet buxheti në mënyrë racionale dhe të realizohen investimet e parapara, ndërkohë që duke e shikuar me realizëm situatën në shëndetësi, Tolaj, ka thënë se nëse bëhet rritja e buxhetit për shëndetësinë sikur është folur për vitin që vjen, atëherë, mundësitë për të përmirësuar shumë sektor të këtij sistemi do të jenë, gjithsesi, më të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)