24 Shtator 2021

Tolaj: Buxheti i shëndetësisë në nivel të ulët

Prishtinë, 29 dhjetor - Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, takoi sot në takimin e fund-vitit drejtorët e institucioneve shëndetësore terciare dhe atyre sekondare, me të cilat është biseduar për punën e bërë gjatë këtij viti, vështirësitë e hasura, sukseset, por edhe sfidat të cilat shëndetësinë kosovare e presin më 2011.

Në këtë takim, Sekretari Permanent, i ka përgëzuar menaxherët e institucioneve për rezultatet e arritura, janë analizuar me tone kritike ato çështje në të cilat ka mundur të behët më shumë si dhe ka kërkuar që planifikimet për vitin e ardhshëm të jenë në përputhje të plotë me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë, me mundësitë buxhetore dhe me kapacitetet humane e fizike që disponojnë institucionet shëndetësore të vendit.

Dr. Tolaj ka thënë se nëse buxheti për shëndetësinë mbetet edhe vitin që vjen në nivelin që ishte sivjet, shëndetësia do ta ketë vështirë të zhvillojë reformat e nevojshme dhe ta ngre nivelin e shërbimeve aktuale, ndërkohë që ka kërkuar një kreativitet më të madh nga menaxherët e institucioneve dhe punonjësit shëndetësor, ashtu që qytetarëve të Republikës së Kosovës, t’u ofrohen ato shërbime shëndetësore që janë të domosdoshme dhe në përputhje me mundësitë reale të sistemit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)