25 Prill 2024

Thaçi shkarkon Zehadin Gashi dhe Qaush Kabashin

Prishtinë, 7 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka vendosur që të suspendojë nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, Zehadin Gashi.

Vendimi për suspendimin e Gashi është marrë pas vlerësimit të përgjithshme se ai ka treguar performansë të ultë në përmbushjen e obligimeve të tij dhe bazohet ne provat materiale të ofruara në Zyrën e Kryeministrit, të cilat ndërlidhen me raportin e auditimit për banderolat dhe mënyrën e tenderimit si dhe vërejtjet e njëpasnjëshme nga Ministria e Shëndetësisë

Vërejtjet ndaj Gashi ndërlidhen edhe me moszbatimin e vendimeve te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), shkeljen e Ligjit për Buxhetin me rastin e pagesave për Komisionin e Kosovës për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale (KKVPM) në kundërshtim me nenin 80, shkeljen e Rregullores Nr. 2001/36, largimin e punëtorëve pa respektuar procedurat ligjore, si dhe dhënien e lejeve të veçanta ne bazë të nenit 35 të Ligjit Nr. 2003/26, pa i përfillur procedurat e parapara me këtë nen.

Gjithashtu, Kryeministri Thaçi ka vendosur që të mos i vazhdohet kontrata Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Qaush Kabashi. Vendimi është marrë pas konstatimit se gjatë ushtrimit të funksionit të tij, z. Kabashi nuk ka treguar perfomansën e duhur në menaxhim dhe në rezultate në punë.

Gjatë udhëheqjes së Kabashi janë evidentuar shkelje të vazhdueshme të rënda të cilat janë evidentuar edhe në  raportet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Po ashtu, ka pasur ankesa të shumta për cilësinë e dobët të kontrollit të ushqimit që konsumojnë qytetarët e Kosovës, si dhe është vlerësuar se ka pasur menaxhim të dobët të stafit dhe mosrespektim të procedurave të duhura të shërbimit civil dhe prokurimit.

Vendimet e Kryeministrit Thaçi merren në funksion të përmirësimit të performansës së këtyre dy agjencive që ndërlidhen drejtpërdrejt më shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)