29 Mars 2024

Telemjekësia, certifikata për ligjëratat e EVP-së në distancë

Prishtinë, 5 korrik - Nesër, në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës (QKT) do të mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e ligjëratave të programit të Edukimit të Vazhduar Profesional në distancë, të realizuar në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni, virtualisht, përmes video-konferencës së drejtpërdrejtë me Universitetin e Arizonës në Tucson ( Arizona-SHBA) do jetë prezent edhe ideatori dhe promotori i këtij programi, prof. dr. Rifat Latifi, njëherësh edhe Drejtor i Programit të Telemjekësisë së Kosovës.

QTK, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Bordin për EVP, gjatë vitit 2008 dhe 2009 ka startuar dhe përmbyllur me sukses të plotë 2 cikle të ligjëratave në distancë.

Cikli i parë filloi më 20 tetor 2008 me Universitetin e Arizonës në Tucson dhe të gjitha ligjëratat janë transmetuar drejtpërdrejtë në QTK për stafin e QKUK-së dhe për stafin e  gjashtë  qendrave rajonale të Telemjekësisë së Kosovës në Gjakovë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Ligjëratat kanë qenë nga lëmi të ndryshme si Kirurgjia, Traumatologjia, Emergjenca, Telemjekësia, etj.,  dhe ato kanë qenë inter-aktive, të përcjella me pyetje, përgjigje dhe komente.

Nga koordinatorët e Programit të Telemjekësisë në regjione është kërkuar të mbahet evidenca e saktë e numrit të pjesëmarrësve, ashtu siç kërkohet në udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që ato pastaj të vlerësohen dhe poentohen me pikë kredituese nga Bordi për EVP.

Duke i parë përfitimet nga kjo mënyre e Edukimit të Vazhduar Profesional, në prill  2009 dhe në koordinim me Bordin e EVP-së, ishte vazhduar me një cikël të ri ligjëratash, të zgjeruara edhe nga lëmi si ORL, Oftalmologjia, Kirurgjia e Fëmijëve, Kirurgji e Përgjithshme, Radiologjia dhe Interno. Shumë shpejt kësaj, pastaj iu kishte bashkëngjitur edhe Qendra për Edukim të Vazhduar në Infermieri.

Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave mbahet më 6 korrik 2010 në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, duke filluar nga ora 15:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)