31 Korrik 2021

Telemjekësi, nis edukimi mjekësor në Distancë

Prishtinë, 18 shkurt - Në Qendrën e Telemjekësisë të Kosovës (QTK) do të nis Programi për veprimtaritë e Edukimit të Vazhduar Mjekësor në Distancë, si një nga komponentët e rëndësishme të Programit të Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit  Elektronik në Kosovë dhe në Shqipëri.

Gjatë muajit mars 2011, Programi për Edukimin e Vazhduar Mjekësor në Distancë, do të nis me disa leksione periodike rreth temave të caktuara klinike si dhe rreth aspekteve të ndryshme teorike dhe praktike të ofrimit të Telemjekësisë.

Leksioni që  do ta hap këtë veprimtari do të organizohet në mjediset e Qendrës së Telemjekësisë së Shqipërisë, ditën e premte, 25 Shkurt 2011, ora 12:00.

Lektor është Profesori Mentor Petrela, ndërsa tema e leksionit është: “Udhëzuesi klinik për trajtimin bashkëkohor të hemorragjisë subaraknoidale e lidhur me aneurizmën”.

Kjo temë do të transmetohet në gjithë rrjetin e qendrave të telemjekësisë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe në përfundim, profesori  Petrela do te marrë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve nga auditori virtual. Paraprakisht, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar personalitete të larta nga bota mjekësore dhe akademike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Tema është me interes të veçantë për mjekët neurokirurgë, neurologë, mjekë të urgjencës dhe të kujdesit intensiv, mjekë reanimatorë, etj., por edhe për një audiencë më të gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)