26 Prill 2024

Sot regjistrohen 352 të infektuar me koronavirus

Prishtinë, 7 gusht - Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë dhe 352 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Shifra është publikuar pas testimit të 5.204 mostrave ku më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë me gjithsej 68.

Sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 13 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.659.

Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 103 raste.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 7 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 109,662 raste me COVID-19, 2,271 viktima ndërsa 105,732 pacientë janë shëruar.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se, 83 pacientë të diagnostikuar me COVID-19 po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale.

"114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 83 të konfirmuar COVID-19, 75 me trajtim në oksigjeno-terapi", thuhej në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit me vaksina kundër COVID-19 janë vaksinuar 9.590 persona.

Që prej fundit të marsit të vitit 2021, kur nisi procesi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 487.685 doza të vaksinës. Me të dyja dozat janë vaksinuar 166.148 persona.

Në Kosovë, qytetarët mund të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca apo Pfizer.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)