26 Prill 2024

Sot regjistrohen 2 vdekje dhe 195 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 5 gusht -  Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Kosvoës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3730 mostra.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 109.039 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2270 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 105.704 persona. Janë 1065 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit siç njofton Ministria e Shëndetësisë janë administruar 9537 doza të vaksinës antiCOVID. Në total sipas MSH-së janë administruar 469.857 doza të vaksinës, ndërsa 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dy dozat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)