20 Prill 2024

Sot konfirmohen 16 të vdekur dhe 2 mijë e 98 raste të reja me COVID-19

Prishtinë, 27 gusht - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka konfirmuar sot se gjatë 24 orëve të fundit, 16 persona kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19.

Po ashtu brenda 24 orëve janë konfirmuar 2 mijë e 98 raste të reja të të prekurve nga virusi.

Infektimet janë shtrirë gjithandej Kosovës dhe shifrat e ditëve të fundit e bëjnë gushtin një nga periudhat më të rënda që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, vetëm gjatë 27 ditëve të muajit gusht janë regjistruar rreth 31 mijë raste të reja të të prekurve nga COVID-19 ndërsa 138 persona kanë humbur jetën.

Infektimet e ditëve të fundit kanë prekur më së shumti moshat e reja, që përbën rreth 50 për qind të infektuarve ditorë.

Rritja e hovshme e numrit të infektimeve, ka rritur edhe numrin e personave që janë shtrirë në spitalet e vendit. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar bëri të ditur të premten se në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë të shtrirë një mijë e 51 pacientë të konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 952 me oksigjeno-terapi ndërsa 55 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Qeveria e Kosovës po shqyrton që gjatë fundjavës të ashpërsoj edhe më tej masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke përfshirë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, shtyerjen e fillimit të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës për baret dhe restorantet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)