28 Mars 2024

Sonmnez: Është kryer vetëm një transplant

Ankara, 19 janar - Kirurgu turk Yusuf Sonmez, të cilin prokurorët evropianë e akuzuan se ka luajtur rol të rëndësishëm në trafikimin ilegal me organe më Kosovë, në një intervistë për gazetën “Times” në Londrër, ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për mënyrën se si kanë ardhur ato organe nga dhuruesit.

Mediat turke, thotë gazeta, Sonmezin e kanë quajtur “doktor Frankeshtajn”, por ai hedh poshtë akuzat se në klinikën Medicus ka bërë transplantin e veshkave, për të cilat pacientët e rinj kanë paguar edhe deri në 100 mijë euro.

Në të njëjtën kohë ai pohon se në periudhën prej dhjetë muajve, duke filluar nga fundi i vitit 2007, kur ishte në Medicus, si këshilltar dhe kirurg është kryer vetëm një transplant, dhe se nuk ka ditur për trafikimin ilegal.

Ai, ka theksuar gjtihashtu se, kurrë nuk është takuar me pjesëtarët e UÇK-së, të cilët senatori zviceran Dik Marti i akuzon se kanë vrarë serbët dhe i kanë shitur organet e tyre.

“Times” thekson se doktor Sonmez në Turqi disa herë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer transplante ilegale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)