25 Prill 2024

Sindikata e Shëndetësisë përkrah luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 13 korrik - Me rastin e arrestimit të fundit në Ministrinë e Shëndetësisë nga ana e policisë së Kosovës dhe policisë së EULEX-it mbi keqpërdorime eventuale, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) përkrah çdo iniciativë dhe veprim konkret për zhvillimin e luftës kundër korrupsionit.

\"Në të njëjtën kohë, pasi bëhet fjalë për zyrtarët e lartë të kësaj ministrie, apelojmë tek Kryeministri i Republikës së Kosovës që në mënyrë urgjente të merret me Ministrinë e Shëndetësisë dhe që eventualisht të formon një grup ekspertësh me qëllim që gjendja e krijuar sa më shpejtë të përmirësohet\", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Me tej në njoftim thuhet se \"fatkeqësisht, pohimet tona të mëhershme se politizimet e ministrive kanë pasur efekte të mëdha negative, duke analizuar të gjitha rrethanat, FSSHK-ja konsideron se rasti i fundit duhet të shërbejë si shembull për Qeverinë se nuk mund të ketë udhëheqje të suksesshme me ushtrues detyre.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)