26 Prill 2024

Shkarkohet dekani Gani Bajraktari

Prishtinë, 29 korrik - Duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë që dalin nga Statuti I UP-së si dhe duke u nisur nga gjendja e krijuar gjatë procesit të mbajtjës së provimeve pranusese në Fakultetin e Mjekësisë i cili proces ka rezultuar me lëshime dhe parregullësi të shumta, Rektori i Universitetit të Prishtinës sot, më 29 korrik 2011 ka marrë këto vendime:

1. Anulohet provimi pranues për pranimin e studentëve në vitin akademik 2011-2012 në Fakultetin e Mjekësisë.

Arsyetim

Pas reagimeve të shumta të përfaqësuesve të studentëve, aplikantëve, mediave, dhe pas kontrollit të bërë nga menaxhmenti I UP-së, lidhur me testet e mbajtura në Fakultetin e Mjekësisë, janë vërejtur shumë mundësi për manipulime të mundëshme për shkak të lëshimeve të bëra në aspektin e sigurisë së testeve (Foljës siguruese), gjë e cila është dashur të aplikohet. Për këtë arsye, rektori i UP-së ka vendosur ta anuloj këtë test, dhe të shpallë një date tjetër për përsëritjen e tij.

Vendimi është marrë në ditën e mbajtjës së testit pranues, me ç’rast I është komunikuar menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë, komisionit për kontrollimin e testeve pranuese dhe mediave.

2. Shkarkohet nga posti i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, prof.asc. Gani Bajraktari, si masë e përgjegjësisë objektive për situaten e krijuar në Fakultet dhe pas ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në ditën e mbajtjës së provimit pranues, më 26 korrik 2011.

Arsyetim

Prof.asc. Gani Bajraktari, në vazhdimësi, me sjelljet e tij joakademike, duke fyer dhe shantazhuar kolegët e tij, studentët dhe stafin tjetër, ka krijuar një situate konfliktuoze në këtë fakultet, gjë të cilën e dëshmojnë mbi njëqind ankesa nga stafi akademik, studentët dhe administrata.

Njëherit, prof.asc. Gani Bajraktari, me sjelljet e tij, nuk ka respektuar Statutin e UP-së, rregullorën e punës si dhe kodin e mirësjelljës. Edhe pas vërejtjeve që ka marrë, me gojë dhe me shkrim, për të cilat janë njoftuar Senati dhe Këshilli Drejtues i UP-së, prof.asc. Gani Bajraktari, nuk ka treguar kurrëfarë vullneti për të përmirësuar gjendjën e krijuar.

Krejt në fund, kulminacionin e parregullësive e arriti me situatën e krijuar me rastin e mbajtjës së provimit pranues më datën 26 korrik 2011, ku kishte lënë hapësirë për manipulime masive, dhe duke treguar një formë të kontrollit dhe sjelljës arbitrare, duke ushtruar vetkontroll, si ndaj testeve ashtu edhe ndaj disa anëtarëve vezhgues-studentë. Andaj, nga sa u tha më sipër, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)